Suarez nuk "kafshon" as për Halloween, thellohet kriza e uruguajanit
Pëlqej
Për festën e Halloween-it, Luiz Suarez nuk trembi askënd. Sulmuesi urugujan i Barcelonës, ndoshta po kalon një periudhë aspak pozitive në aspektin personal, sepse, nëse Barcelona kryeson bindshëm La Ligan dhe është shumë pranë kalimit të fazës së grupeve të Championsit, kjo nuk ka ndodhur për ndonjë meritë të vecantë të 30-vjecarit. Gjatë këtij sezoni, ka mundur ta dërgojë vetëm 3 herë topin në rrjetë në 13 ndeshje në total. Shifra këto aspak të përshtatshme për një sulmues që e ka në ADN golin.

Pas u ble nga Liverpooli në verë të 2014-ës, Suarez mungoi për 2 muaj për shkak të kafshimit që i dha Giorgio Chiellinit, megjithatë e mbylli sezonin me 25 gola të shënuar në 43 ndeshje, dhe duke fituar “tripletën”.

Në sezonin pasardhës, statistikat e tij ishin të jashtëzakonshme, pasi shënoi 59 gola në 53 ndeshje gjithsej, ndërsa në sezonin e kaluar u ndal në 37 gola në 51 takime. Shifrat e këtij sezoni janë shumë larg pritshmërive, por, ku i dihet, ndoshta uruguajani ka menduar “të kafshojë” më vonë. /albeu.com/

Shtuar më 01/11/2017, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori