Skuadra e Barcelonës është duke kërkuar për një sulmues të madh që premton për të ardhmen, por kjo duket se nuk e shqetëson aspak bomberin Luis
Suarez. Tashmë në moshën 31 vjeçare,
Suarez tha se kjo është diçka normale dhe se nuk e ka aspak problem që klubi kërkon të përforcohet në këtë repart.
Kujtojmë që
Suarez ka shënuar 7
gola në këtë sezon për spanjollët. Ai u transferua në “Camp Nou” në vitin 2014 dhe në 212 aktivizime numëron 159
gola dhe 88 asistime. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2018,
ora 12:17