Suarez pret i qetë: Jam mësuar me këtë lloj presioni
Pëlqej
Luiz Suarez mezi pret të luajë në ndeshjet zyrare me Barcelonën dhe për këtë qëllim po stërvitet shumë që të jetë gati fizikisht dhe psikologjikisht. Ai e di mirë se nuk mund të përsërisë atë gabim për të cilin u pezullua për 4 muaj. Për aq kohë se do të jetë në fushë, sytë do të jenë drejtuar pikërisht tek ai.

"Jam shumë i qetë, pasi një situatë të tillë e kam përjetuar edhe kur luaja në Angli me Livepoolin. Jam mësuar me këtë lloj presioni", është shprehur uruguajani.

Gjithsesi "El Pistolero" e ka të qartë që do të jetë gjithmonë në fokusin e medias.

"Duhet të mësohem edhe me këtë fakt. Jam pjesë e klubit më të mirë në botë dhe është normale që do të ketë më shumë sy që të shikojnë", vijoi Suarez.

27-vjeçari i ka ndjekur në shtëpi dy fitoret e Barcelonës në këtë fillim sezoni. Suarez u gezohet sukseseve me Elchen dhe Villarrealin, por nuk e fsheh faktin që vuan shumë pa patur mundësi të japë kontribut në fushën e blertë.

"E vërteta është se vuajta shumë. E ndjen veten të pafuqishëm vetëm mund të bërtasësh dhe të flasësh më zë të lartë. Vetëm kjo të lejohet. Je i detyruar ta pranosh realitetin", shprehet ish bomberi i Premier Leagues. /albeu.com/


Shtuar më 05/09/2014, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori