Suarez pret me krahë hapur Neymarin, me fjalë të mëdha për Lautaron
Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka thënë se lojtarët si Neymari dhe Lautaro Martinezi do të jenë gjithmonë të mirëpritur te klubi katalonas.

Neymari ka qenë i përfolur për një rikthim në "Camp Nou", ndërkohë sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, ka shijuar një sezon mbresëlënës në Serie A, duke bërë kështu që të marrë vëmendjen e katalonasve.

"Është e vështirë të flasësh për futboll sot. Unë mund të them që ata janë lojtarë të shkëlqyer", ka thënë Suarez duke iu referuar Neymarit dhe Lautaros.

"Natyrisht, të gjithë e njohin Neymarin dhe ne e dimë se sa shumë e vlerësojmë dhomat e zhveshjes atë. Ai ka ende shumë për të dhënë dhe ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur në klubin tonë për shkak të afërsisë që e ka ai".

"Lautaro është një lojtar që është rritur në Itali, ai ka lëvizje spektakolare dhe kjo e reflekton se sa sulmues i mrekullueshëm është", përfundoi Suarez duke mos kursyer elozhet.
Shtuar më 08/04/2020, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori