Suarez shënoni mbrëmë golin e 100 me Barcelonën, numra të frikshëm
Pëlqej
Luis Suarez mbrëmë arriti më në fund të shënonte golin e 100 gola me fanellën e Barcelonës. Sulmuesi uruguajan e arriti mbrëmë këtë shifër në ndeshjen e Kupës së Mbretit, kundër Athletic Bilbao.

Ai ka tashmë 100 gola në 120 ndeshje me skuadrën katalanase, me një mesatare finalizimi prej 0.83 gola për ndeshje. Luis Suarez shënoi 25 gola në sezonin 2014-2015, në të cilën luajti vetëm 43 ndeshje për shkak të sanksioneve të FIFA-s kundër tij.

Sezoni 2015-2016 ishte i pari i plotë me katalanasit. Suarez shënoi një “dajak” prej 59 golash në 53 ndeshje. Numra që flasin vet për klasin që ka ky futbollist.



Shtuar më 12/01/2017, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori