Suarez shpreh pakënaqësi të mëdha tek Barcelona
Pëlqej
Mesfushori 24-vjeçar i Barcelonës ka shprehur pakënaqësitë e tij përsa i përket aktivizimit të tij këtë sezon.

Ai ishte titullar këtë të mërkurë për “Katalanasit” të cilët fituan me rezultatin bindës 4-1 përball amatorëve të Cultural Leonesa në Copa del Rey, shkruan Albeu.com.

Suarez ishte autor i një dygolëshi, por kjo ishte vetëm ndeshja e tretë për këte sezon në të gjitha kompeticionet.

Të interesuar për mesfushorin spanjoll janë Chelsea dhe Napoli, të cilët nuk dihet nëse do të arrijnë një klauzolë me mesfushorin që ka një kontratë deri në 2020 me Barcelonën.
Shtuar më 07/12/2018, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori