Suarez te Juventus? flet Chiellini
Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, i njohur për atë zënkën e famshme me Luis Suarezin kur uruguaiani e kafshoi, në një intervistë për “Sky Sport” ka folur për rikthimit në fushë, si dhe ardhjen e mundshme të Suarezit.

“Ishte një vit i vështirë në aspektin personal dhe shpresoj që marrëdhënia ime me dëmtimet të ketë mbaruar. Ajo që shpresoj për sezonin e ri është që të jem i gatshëm të ndihmoj ekipin tim dhe të mos të dëmtohem.

Do të jetë një kampionat i vështirë dhe i çuditshëm, pasi ende ka pasoja nga karantina e disa muajve më parë.

“Gjithsesi ne jemi në një formë të shkëlqyer dhe mezi po presim që të fillojmë kampionatin. Suarez? Pirlo i tha të gjitha, kështu që unë nuk kam asgjë për të shtuar”, e mbyll Chiellini.
Shtuar më 14/09/2020, ora 18:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori