Suarez: Te Reali kurrë, nëse i shënoj Barçës nuk festoj
Luis Suarez nisi një etapë të re në karrierë përpara disa javësh me transferimin te Atletico Madrid. El Pistolero u largua nga katalanasit pas 6 vitesh jo me dëshirën e tij, megjithatë ai tashmë është i përqëndruar vetëm te eksperienca me Los Colchoneros edhe pse shokët e skuadrës te Barcelona nuk mund t’i harrojë dhe vazhdon të gëzojë një respekt të madh për klubin.

Suarez në një intervistë nga grumbullimi me përfaqësueses uruguiane theksoi se nuk do të shkonte kurrë te Reali i Madridit.

"Nuk do të shkoja te Real Madrid kurrë, e pamundur. Nëse i shënoj gol Barcelonës? Sigurisht që nuk do të festoj, nuk do ta bëja kundër tyre. Maksimumi do ia dedikoja golin dikujt në tribuna", deklaron Suarez.
Shtuar më 11/10/2020, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori