Subotic zgjedh Ronaldon si lojtarin më të vështirë për t'u markuar
Pëlqej
Neven Subotic, qendërmbrojtësi i Dortmund, folu përpara mediave në prag të ndeshjes me Real Madridin në Santiago Bernabeu.

Ndeshja e së Shtunës ndaj Schalke: ”Të gjithë kemi reflektuar, besoj se ndihmon shumë analiza e lojës. Të Shtunën ishim më mirë se në javët tjera, ishim shumë aktiv, luajtëm me shumë intenzitet, doli shumë mirë, por rezultati ishte zhgënjyes. Nuk ka qenë sezoni më i mirë, por ne nuk kemi bërë ndonjë ndeshje të keqe. Na mungojnë rezultatet në favorin tonë, edhe pse duam më tepër dhe duam t’i plotësojmë pritshmëritë që klubi ka vendosur tek ne.”

Cristiano: ”Është lojtari më i vështirë për t’u markuar. Është njëri nga lojtarët më të mirë në botë dhe këtë e ka dëshmuar jo vetëm në një ndeshje, por në të gjitha ndeshjet që ka luajtur. T’a kesh përballë për 90 minuta është një tmerr. Gjithmonë e kemi bezdisur që të mos mund të shënoje, por gjithmonë ka shënuar. Si ekip duhet të mbrohemi për të evituar golat e Ronaldos apo Benzemas.”, përcjell Albeu.com.

Loja: ”Strategjinë do e vendosim sonte, nuk do të zbuloj diçka. Do të adaptohemi ndaj lojës së tyre, planin gjithmonë e bën trajneri. Lufta për një vend në Europa League është një obligim për neve nesër, gjithmonë marim përgjegjësitë tona. Më e pakta duhet të dalim në Europa League dhe poashtu duhet të dëshmojmë që jemi në këtë nivel.”

Shanset: ”Më gëzojnë minutat që kam patur, është profesioni i ëndërrave të mia. Dua të rritem me çdo mundësi që më jepet për të ndihmuar ekipin tim. Jo vetëm që dua të luaj mirë, por poashtu të jap gjithçka edhe në stërvitje. Tentoj të jap më të mirën për të patur minuta.” /albeu.com/
Shtuar më 06/12/2017, ora 11:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori