Suedia e Ibrahimoviç vendos një rekord negativ
Suedia është skuadra me sulmin më të dobët deri më tani në Europianin e Francës, edhe pse ka në përbërje një futbollist si Zlatan Ibrahimoviç.

Skuadra nordike ka vendosur një rekord negativ në përfundim të dy ndeshjeve të para në grupe: asnjë gjuajtje në portë në 180 minuta.

Në ndeshjen me Irlandën, Suedia barazoi 1-1, por kjo falë dhuratës së irlandezoveriorëve që shënuan në portën e tyre. Pritej shumë nga Ibrahimoviç në këtë Europian, pasi është i fundit në karrierën e tij. Por 35-vjeçari nuk i realizoi pritshmëritë.
Shtuar më 19/06/2016, ora 19:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori