E FUNDIT/ Zhbllokohet supersfida, Barcelona-Sevilla (VIDEO)
Suita ku Ronaldo akuzohet se ka kryer përdhunimin

suita000
Akuzat për përdhunim ndaj Cristiano Ronaldos kanë bërë xhiron e botës. Së fundmi ka pasur reagim edhe nga sponsorët e yllit portugez që bëjnë të ditur se janë në pritje të përfundimeve ligjore.

Janë publikuar disa nga fotot ku mendohet se Ronaldo ka kryer përdhunimin ndaj shtetases amerikane Kathryn Mayorga. Bëhet fjalë për një suitë që kushton rreth 800 dollarë nata në Las Vegas. Mendohet se Ronaldo fillimisht e ka ftuar Mayorgan për tu future në xhakuzi e më pas e ka përdhunuar. Aludime këto të mohuara nga Cristiano Ronaldo.

Në lidhje me këtë çështje, portugezi tha:
“Unë i mohoj fuqishëm akuzat që po bëhen kundër meje. Përdhunimi është një krim i neveritshëm, që shkon kundër çdo gjëje, për të cilën jam dhe besoj. I etur, siç mund të jem unë, për të pastruar emrin tim, refuzoj të ushqej spektaklin e krijuar nga njerëz që kërkojnë të promovojnë veten e tyre përmes emrit tim. Ndërgjegjia ime e pastër do të më lejojë të pres me qetësi rezultatet e çdo hetimi”, tha Ronaldo. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2018, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori