“Sukseset e Barças nuk varen nga Messi”
Ish-lojtari i skuadrës së Real Madrid, Javier Saviola ka theksuar se Messi është një lojtar i jashtëzakonshëm, por nuk mund t’i japë Barçës të gjitha trofetë.

Messi vazhdon të na emocionojë, më pëlqen shumë ta shohë duke luajtur dhe qasjen e tij ndaj futbollit. Mund të flas për të për orë të tëra pasi që e adhuroj atë shumë. Por, ai nuk mund t’i garantojë sukses.

Në Ligën e Kampionëve dhe në Kupën e Botës, me kaq shumë ekipe të mira me lojtarë të mirë, është e vështirë të thuash për cilindo ekip se mund ta arrijë finalen dhe mund të bëhet kampion.

Prezenca e Leos në skuadër është epërsi, por nuk është e pakufizuar. Ka edhe ekipe të tjera që luftojnë për tituj. Mendoj se Barcelona mund të jetë një nga pretendentët kryesorë, por ata duhet ta tregojnë këtë gjatë garave”, tha Saviola. /albeu.com/
Shtuar më 15/11/2018, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori