Sukur rrëfen vuajtjet: Në Turqi arrestonin këdo që fliste, nuk besoj se Fenerbahçe ka trukuar ndeshje (VIDEO)
Hakan Sukur ka folur në lidhje me agjendën e Turqisë, duke filluar që nga çështja që ka të bëjë me trukimin e ndeshjeve në skuadrën e Fenerbahçes, e deri te fjalët e politikës. Mes të tjerash, Sukur tha:

“Shikoni, po ju them se më kanë telefonuar dhe më thanë se po të them nja dy fjalë do të më kthejnë çdo gjë që më kanë marrë, duke filluar nga pozita politike deri tek postet më të larta të botës së sportit” Ku bazohen që e thonë këtë? D.m.th të them dy fjalë, kërko ndjesë… Pse, i poshtër, i pandershëm jam unë?!

“Në Turqi, u mohua e drejta e fjalës dhe e mbrojtjes. Ata arrestonin këdo që fliste. Nuk po them që familja e presidentit Ali Koç, i cili sponsorizoi strukturën e quajtur organizatë, kreu një krim. Gjithçka ishte në baza ligjore, dhe kushdo mund të sponsorizojë atje. Cili është krimi i këtyre fëmijëve si (Ugur Boral, Omer Catkic, Zafer Biryol) që ndëshkohen? Kapitenët i morën, cili është krimi këtu? Nuk po them që Emre është fajtor. Të gjithë mund të shkojnë kudo për sa kohë që është e ligjshme.

Meqë pretendoni se ishte komplot, pse nuk bëni ankesë në UEFA? Pretendoni se u është bërë komplot në lidhje me trukimet, por UEFA ju ka dënuar. Vendimet e arsyetuara qëndrojnë akoma dhe nuk bëni asnjë ankesë për këtë. Nëse supozojmë se Fenerbahce ka të drejtë; unë them: Mblidhuni, ju Federata Turke e Futbollit, drejtues e tifozë të Galatasaray, Trabzonspor, Besiktas dhe thoni se na është bërë komplot dhe nuk mund të silleni kështu me ne. Keni hedhur ndonjë hap të tillë? Mund të bëni diçka të tillë? Kushdo që ka ngritur komplot ndaj Fenerbahces gjendet dhe fitoni të drejtën tuaj nga Europa. Përse ndryshoi neni 58? Përse nuk u luajt Superkupa? Përse ju ndëshkoi UEFA?

Merrni dosjet dhe shkoni të kërkoni të drejtën tuaj. Mesa pashë unë në kuvendin e asaj dite; përpiqej që çështja të mbyllej brenda, pa u interesuar çfarë thuhej jashtë. Kushdo që ka bërë komplot, Zoti e mallkoftë!

A bën trukime institucioni? Gjatë periudhës së trukimeve (2011) i kam parë të gjitha ngjarjet. Kishte prej tyre që thoshin të ndahet institucioni nga individi. Si mund të ndodh kjo? Si mund t’ia shpjegoni UEFA-s këtë? Po institucioni a bën trukime? Shpëtuat Aziz Yildirimin dhe ndëshkuat Fenerbahcen. Ia vlejti? A jam vetëm unë që më duket e çuditshme gjykimi si i pafajshëm për një president, klubi i të cilit është ndëshkuar nga UEFA me dy vite. Të gjithë le t’i pështymë fytyrës së atyre që kanë bërë komplot… Në rregull?

Dihet se kush dëshiron ta përvetësojë Fenerbahcen! Presidentët e Federatës filluan të vinin me emërim. Nuk po them gjë se klubi i Fenerbahçes ka berë trukim ndeshjesh. Nëse keni pretendime për trukim ndeshjesh, hajde ta pastrojmë së bashku këtë baltë që na hidhet dhe t’i drejtohemi UEFA-s. Unë jam me atë që është e drejtë. Dhe unë do e hedh firmën time poshtë atyre kërkesave që bëhen për të gjetur drejtësinë. Unë futem në listën e një prej 25 futbollistëve më të mire në renditjes e UEFA-s. Hiqni dorë tashmë nga cytja për të armiqësuar njerëzit me njeri-tjetrin. Dihet se kush u mundua që ta hiqte Aziz Yildirim nga presidenca, në internet e gjeni kollaj. A është e mundur një gjë e tillë? Në dorë kemi të dhëna se kush po mundohet ta përvetësojë ekipin e Fenerbahçes. Në internet janë ende regjistrimet e bisedave për këtë çështje.

Unë erdha në partinë tuaj me ftesën tuaj. Unë nuk jam as gjykatës, as prokuror, as polic. Nuk kam ndonjë pushtet, kam vetëm emrin dhe famën si një futbollist i famshëm në botë. Ju më morët në parti për shkak të anës së mirëbesimit qe unë kam. Ju më thatë që së bashku me Ibrahim Kutluajin do të bëni shumë gjëra të dobishme në aspektin e sportit. Unë nuk i hyra politikës, politika më thirri mua, prej famës… Më morët në politikë për të përdorur mirëbesimin në sytë e njerëzve ndaj meje. Për ata të cilët flasin se politika nuk është për ty; u them se politika duhet të bëhet prej njerëzve të drejtë. Ne po shohim se në politikë ka plot njerëz që e dredhin si t’u vijë më mbarë. Cilin shqetësim po u zgjidhin? A thua se nuk kanë para? Republika e Turqisë është një shtet i fuqishëm; mirëpo për aq kohë sa do të jetë me të drejtën.

Po ju sfidoj: Të hetohen ata që kanë lekë jashtë vendit! “Po të kisha marrë urdhër nga ndonjëri, të gjithë tani do të përuleshit para meje. Mallkuar qoftë ajo lloj përuljeje. Nuk kam parë askënd në jetën time nga lart. As nuk do e shoh… Ka ndonjë dëshirë opozita për ta drejtuar shtetin i cili është një shtet që po pushtohet. Kjo ndodh me anë të padrejtësisë. Të drejtat e pasurisë dhe të mbrojtjes janë të shenjta. Ato që fitojmë jashtë vendit, do t’i investonim në vendin tonë dhe pastaj do na quajnë tradhtarë. Ai që ju thotë tradhtar, paratë e tij i investon në Zvicër, në ishullin Man. Le të hetojnë. Po ju sfidoj. Bëni kërkime mbi çdo gjë timen. Pse lekët që fitoni në vendin tuaj i sillni këtej?

Drejtues lokalë dhe kombëtarë, turp të keni! Njerëzit i vini në gjumë me anë të futbollit dhe telenovelave… Njerëzit shohin seriale të mbuluar me batanijeve… Shumë turp…

Në Olimpiadat e Turqisë, shkova me avionin e Erdoganit! “Në 2 olimpiada turke kam shkuar me avionin e zotit president. Nuk isha i ftuar. Dëshiroi të shkonte me mua atje. Nuk përdora askënd. Unë jam Hakan Shukuri. Jam një futbollist që e njeh gjithë bota. Kjo punë nuk mbaron këtu, është edhe bota tjetër. Eja të gjykohesh më thonë. Katër avokatët e mi janë arrestuar. Ku do të gjykohem? Ka njerëz që kanë tre vjet brenda. Sapo u ka filluar gjyqi. Bëhuni njerëz more, njerëz! Me fjalët e disave që i kanë mbushur ju ofendoni njerëz. Me fuqinë e medies që e kanë uzurpuar!

I POSHTËR JAM UNË? UNË KAM NDËRGJEGJE!

Unë them: “U mashtrova, humba leket. Ti thua ta kanë bërë ata. Nga e di ti more vëlla? Po e them hapur këtu, nëse e mohojnë këtë jam i gatshëm ta vërtetoj. Po ju them se më kanë telefonuar dhe më thanë se po të them nja dy fjalë do të më kthejnë çdo gjë që më kanë marrë, duke filluar nga pozita politike e deri tek postet më të larta të botës së sportit”. Ku bazohen që e thonë këtë?

Unë larg qoftë, jam terrorist dhe tradhtar. E keni dhënë vendimin, sikur të jeni gjykatës. Shikoni mund t’ua vërtetoj: thuaj dy fjalë, kërko ndjesë… Ai që thotë atë kujton se e thotë për të mirën time. Pse kjo është drejtësia?

Një llaf goje? Mund të jetë e tillë për ata që marrin rrogën nga ata, në mediet e tyre. Duan që unë të deklaroj diçka që nuk e di, diçka që nuk e kam parë por ta tregoj sikur e kam parë. A mund të ndodhë një gjë e tillë? Ky është një refleks i një personi që është zënë ngushtë. Duan të vazhdojnë ekzistencën e tyre. Sikur t’i kisha unë ato media këtë s’e beja dot. Nuk ma lejon ndërgjegjja. Nuk më urdhëron këtë gjë feja ime.

Komshiu më solli një pemë për Vitin e Ri. Ndërsa unë i dhurova përkthimin e Kuranit në gjuhen angleze. Ç’të keqe ka këtu?”, tha Sukur në kanalin e tij në YouTube.
Shtuar më 22/01/2020, ora 21:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori