Sulm për Cercin, Galliani nis misionin
Ikën Robinho dhe më pas në sulm për Alessio Cercin. Pas dështimeve të rënda me Olympiacos dhe Manchester City-n kuqezinjtë kanë hedhur sytë nga futbollisti i Torinos dhe kombëtares italiane. Por gjithçka rrotullohet rreth brazilianëve: pas shitjes së Kaka duhet edhe ajo e Robinhos në mënyrë që Adriano Galliani të ketë paratë e nevojshme për Cercin.

Siç kujton sot "La Gazzetta dello Sport", kjo do të jetë java vendimtare për të sjellë Alessio Cercin te Milan, me Gallianin të gatshëm për të ritakuar sërish presidentin e Torinos Cairo në mënyrë që ta bindë për të ulur çmimin.

Torino e vlerëson Cercin me rreth 20 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 29/07/2014, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori