Sulmi i Juves, Higuain dhe jo vetëm (FOTO LAJM)

Carlos Tevez - Manchester City
Juventus vazhdojë të punojë për objektivin e saj parësor të merkatos, sulmuesin argjentinas të Real Madrid Gonzalo Higuain, por kjo nuk do të thotë se kampionët e Italisë nuk po shqyrtojnë edhe alternativa të tjera. Sipas asaj që shkruan "TuttoSport", pëlqehet shumë Carlos Tevez por edhe sulmuesi i Romës, Pablo Osvaldo, për të cilin mund të futet në tratativa edhe Alessandro Matri, mbi të gjitha nëse stolin e kryeqytetasve e merr Massimiliani Allegri.

Duket shumë të vështira mundësitë për të marrë Zlatan Ibrahimoviç ose Luis Suarez, që duket shumë pranë Bayern Munchen.

Një tjetër pistë interesante mund të jetë edhe ajo e Stevan Jovetiç dhe meksikanit të Manchester United, Javier Hernandez, i cili te "Djajtë e Kuq" po vuan prezencën e Robin Van Persie, i cili pëlqehet shumë nga drejtori i përgjithshëm Giuseppe Marotta. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2013, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori