Sulmi i "vakët", Reali po tenton një sulmues "9"
Real Madrid ka vendosur të transferojë një sulmues të ri, para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Mungesa e golit e shfaqur te skuadra e Real Madridit në duelin e parë ndaj Real Sociedadit në sezonin e ri në La Ligë ka identifikuar problemin e efikasitetit te ekipi i trajnerit Zinedine Zidane.

Andaj, presidenti i klubit, Florentino Perez ka vendosur të transferojë një sulmues të ri, para mbylljes së afatit kalimtar të verës, shkruan "Mundo Deportivo".

Los Blancos kanë filluar tashmë kërkimin për një "9 të ri" si zëvendësues i Karim Benzema. Luka Jovic, Borja Mayoral e Mariano janë në dyshim për vazhdim të qëndrimit në Santiago Bernabeu.

Po ashtu, Real Madrid mbështetet tek rikthimi i Eden Hazard e Marco Asensio.
Shtuar më 22/09/2020, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori