Sulmoi një burrë të moshuar, ngrihet aktakuzë ndaj McGregor
Ish kampioni i UFC, McGregor është akuzuar për sulm, pasi që kohë më parë kishte sulmuar një burrë të moshuar.

McGregor do të duhet të paraqitet në Gjykatën e Qarkut në Dublin më 11 tetor për t’iu përgjigjur kësaj akuze, pasi që ai e goditi personin më 6 prill.

Po ashtu për këtë sulm kanë dalur edhe pamje ku shihej Conor kur e godet personin e moshuar pasi që ai e refuzoi një pije të ofruar nga ai.

Po ashtu McGregor ishte akuzuar edhe disa herë të tjera, për sulm ndaj një tifozi e sulm ndaj një autobusi të UFC.
Shtuar më 04/10/2019, ora 23:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori