Sulmuan gjyqtarin në ndeshjen Gjilani-Llapi, policia jep detajet
Gjilani ka mposhtur Llapin me rezultat 3-0, derisa përfundimi nuk ka qenë aspak i hijshëm.

Dy persona kanë sulmuar gjyqtarin anësor, Meriton Berisha, ku ky i fundit është dërguar në emergjencë.

Menjëherë pas incidentit, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar se kanë kryer sulm ndaj gjyqtarit.

"Sot me të përfunduar ndeshja e futbollit në mes të Gjilanit dhe Llapit, disa shikues dyshohet ta kenë sulmuar njërin nga referët që ka referuar ndeshjen. Policia e Kosovës i ka arrestuar dy të dyshuar që besohet të jen të involvuar në incident. Referi është dërguar në qendrën emergjente këtu në Gjilan. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Të dyshimtit janë duke u intervistuar. Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin", ka thënë për Indeksonline, zëdhënësi i policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

Gjendja e gjyqtarit të sulmuar është stabile dhe ai është liruar nga emergjenca.
Shtuar më 23/10/2019, ora 19:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori