Sulmuesi argjentinas tregon kohët e tij me Ibrën te Milani: Më tha do të marr me shpulla
Zllatan Ibrahimoviç njihet për karakterin e tij të fortë që nuk nguron ta shfaqë edhe ndaj shokëve të skuadrës.

Së fundmi, rreth suedezit ka folur edhe sulmuesi Maksi Lopez me të cilin ka ndarë kohën te Milani.

Argjentinasi shprehet se gjatë një ndeshje gaboi një pasim për te Ibrahimoviç, çka solli edhe telashe për Lopez, duke qenë se Zllatan e kërcënoi se do ta merrte me shpulla.

“Para një ndeshje në Ligën e Kampionëve, Ibrahimoviç më thotë se donte ta godiste në fytyrë. Më kujtohet mirë, luanim në Tardini kundër Parmës. Më vjen një top dhe unë e stopoj, kthehem dhe hedh topin në zonë për Ibrahimoviç. Ai ngelet në vend, në fillim nuk u kthye por po shikonte ku përfundoi topi. Pastaj kthehet papritur dhe më ulëret. O Zot sa më ka folur. E donte topin në këmbë. Unë iu kundërpërgjigja se ishte një top i mirë dhe që mund ta nxirrte të vetëm para portës. Në fund të ndeshjes kthehemi në dhomat e zhveshjes.

Mendova se do të vinte të më fliste, por nuk u afrua. Kaloi një ditë, e hëna, e marta, e mërkura. Duhej të luanim në Champions. Më afrohet dhe më thotë: “Më pëlqen karakteri i ju argjentinasve, thoni fjalën tuaj dhe keni karakterin tuaj. Jo si brazilianët. Por, herën tjetër që flet ashtu do të marr me shpulla”, u shpreh Lopez.
Shtuar më 07/10/2020, ora 23:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori