Sulmuesi feston me maskën e Spider Man (VIDEO)
Saint Etienne mposhti 2-0 Rennes në javën e fundit të kampionatit francez por më e veçanta e këtij takimi ishte futbollisti "animator" në fushë. Sulmuesi i vendasve Pierre Emerick Aubameyang festoi golin e tij në minutën e 25 me maskën e Spider Man, të cilën e kishte vendosur pas portës kundërshtare. Një festim që ka argëtuar pa masë si tifozët ashtu edhe lojtarët në fushë.

Kujtojmë që një vit më parë ylli i Santos Neymar festonte golin e tij në ndeshjen kundër Colo Colo me një maskë që kishte fytyrën e tij por u përjashtua me karton të kuq nga arbitri i ndeshjes. /albeu.com/
Shtuar më 29/10/2012, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori