Sulmuesi Genoas ka shënuar 11 gola në Serinë A, le pas Ronaldon
Pëlqej
Krzysztof Piątek është vetëm 23 vjec por në 15 javë kampionat në Serinë A ka shënuar plot 11 gola. Ai madje ka lënë pas dhe yllin e Juventusit Cristiano Ronaldo i cili ka shënuar 10 gola, shkruan Albeu.com.

Piatek u transferua verën që lamë pas te Genoa dhe që në sezonin e tij të parë ai është ambjentuar mjaft mirë te skuadra Gjenoveze.

Së fundmi polaku shënoi gol në ndeshjen ndaj Spalit me 11 metërsh duke kaluar dhe Ronaldon.

Një e ardhme e ndritur e pret polakun teksa shumë klube të mëdha e kanë shënjestruar për ta afruar në skuadër . /albeu.com/

Shtuar më 13/12/2018, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori