Sulmuesi i Chelsea refuzon rinovimin, bën gati valixhet në verë
Olivier Giroud ka qenë i qartë në ditët e kaluara. "Nuk jam i lumtur, dua të luaj më shumë", kanë qenë fjalët e sulmuesit të Chelsea-t para gazetarëve.

Kjo pakënaqësi e ka shtyrë francezin që të refuzojë rinovimin që i është ofruar nga klubi londinez, që ka dashur ta zgjasë me 12 muaj kontratën e tij.

Sipas "Daily Mirror", kampioni i botës nuk ka pranuar dhe në verë do të kërkojë një skuadër të re.
Shtuar më 18/04/2019, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori