Sulmuesi i Kombëtares i lumtur për kalimin te skuadra bjelloruse
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Azdren Llullaku është shprehur mjaft i lumtur për kalimin e tij te skuadra Bjelloruse Shakhtyor Soligorsk.

Pas një eksperience pozitive te skuadra Romune Astra Giurgiu ku në 34 ndeshje shënoi 7 gola, Llullaku shpreson se te skuadra e re do bëjë akoma më mirë.

Edhe pse në ndeshjet përgatitore sulmuesi ka qenë i pafat pasi ka pësuar një dëmtin, tashmë ai ndihet i gatshëm dhe shpreson se ndeshjen tjetër do të jetë në fushë.

Në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Albeu.com Nderim Kaceli, Llullaku u shpreh:

"Pësova një dëmtin në stërvitjet e para, por tani jam rikuperuar dhe sot do jet stërvitja e parë me ekipin. Nesër do jem në pankinë por javën tjetër besoj do jem në fushë".

I pyetur nëse është i kënaqur me skuadrën e re, sulmuesi u duk optimist:

"Po po, çfarë kam shikuar deri tani është një ekip i mirë i organizuar dhe shpresoj te arrijmë vendet e para". /albeu.com/


Shtuar më 07/08/2019, ora 19:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori