E FUNDIT/ 159 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës mbetet pa ekip



Sulmuesi 22-vjeçar i Kosovës, i cili ka luajtur më herët për Gjermaninë U17 dhe konsiderohej një superstar nga Schalke, aq sa e teproi, duke i vendosur 50 milionë euro klauzolë për prishje kontrate, tashmë ka mbetur pa ekip.

Te Schalke Avdijaj u ndëshkua disa herë për probleme disiplinore dhe në janar 2018 klubi gjerman e huazoi te Roda, në Holandë.

Në verë 2018 Schalke vendosi të mos rinovonte, duke e parë se Avdijaj ishte një rast i sikletshëm, ndaj sulmuesi shkoi te Willem II, ku në gjysmë sezoni u paraqit shumë mirë në fushë, me 5 gola e 4 asiste në 18 ndeshje sezonale.

Megjithatë, në fillim të këtij viti nisën problemet, psikologjike e fizike, dhe Avdijaj u la jashtë skuadre.

Sot ka ardhur edhe njoftimi zyrtar i Willem II, Avdijaj është larguar përfundimisht dhe ka prishur kontratën, duke mbetur pa ekip. Pa ndeshje zyrtare prej 3 muajsh, Avdijaj është në qorrsokak dhe do i duhet shumë punë të ringjitë shkallët e karrierës. /albeu.com/

Shtuar më 18/03/2019, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori