Sulmuesi i Maqedonisë: Berisha më njeh mirë, nuk është i pakalueshëm nga unë
Pëlqej
Sulmuesi maqedonas, Iljia Nestorovski,ka sfiduar portierin Etrit Berisha, duke kujtuar sot në konferencën për shtyp se gardianit të kuqezinjve ika shënuar dhe më parë.

“Pyeteni Berishën, më duket se mw njeh shumë mirë. Disa muaj më parë i kam shënuar një gol në ndeshjen mes Palermos dhe Atalantës”, tha Nestorovski i cili luan me skuadrën e Palermos. Sulmuesi i referohej ndeshjes së javës së 6 të sezonit të kaluar në kampionatin italian të futbollit, kur Palermo fitoi në transfertë me shifrat 1-0 falë golit të tij. Në atë ndeshje, e cila ishte e dyta për Berishën me fanellën e Atalantës, ai realizoi në minutën e 89-të me një prekje të zgjuar pas një goditje këndi duke dërguar topin në rrjetë.

“Pas fitores ndaj Izraelit, atmosfera në ekip është në nivelet më të larta dhe shpresoj që të përsëritim një paraqitje edhe më të mirë në duelin e nesërm. Bashkë me kapitenin Pandev, jemi të lumtur që mesfushorët po punojnë në nivelin e kërkuar dhe shpresoj që nesër të kemi pasime në dispozicion nga ata, në mënyrë që të rrezikojmë portën kundërshtare”, shtoi Nestorovski në sallën e konferencave. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2017, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori