Sulmuesi i Napolit ironizon Liverpoolin
Shenja “Ky është Anfieldi” në tunelin brenda stadiumit të Liverpoolit është prekur nga shumë futbollistë dhe trajnerë legjendarë dhe tanimë është bërë një simbol i njohur në botën e futbollit, mirëpo jo për yllin e Napolit, Dries Mertens.

“Kujtimi im më i paharrueshëm është ai lidhur me shenjën ku shkruhet ‘Ky është Anfieldi’ dhe të gjithë flisnin për këtë shenjë. Kështu që unë mendova se do të ishte shumë e madhe”, ka thënë Mertens në një intervistë për The Times.

“Unë e kalova tunelin dhe e pyeta dikë se ku është shenja dhe ata më thanë se e kishim kaluar, por unë nuk e kisha vërejtur fare. Kështu që, në pjesën e dytë, unë po e shikoja këtë gjë të vogël dhe i pyeta: ‘A është kjo aq e veçantë?’”, shtoi ai.
Shtuar më 11/12/2018, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori