Sulmuesi i West Ham shkatërron Lamborghinin e tij
Sulmuesi i njohur në Premier League, Diafra Sakho është aksidentuar mbrëmë me veturën e tij superluksoze të tipit Lamborghini.

Sakho ishte duke drejtuar veturën me shpejtësi të madhe teksa ka dalë nga rruga pranë një parku.

Pjesa e përparma e veturës është shkatërruar ndërsa Sakho e ka dëmtuar edhe një veturë tjetër që ndodhej në parking.

Sulmuesi i West Ham përveç dëmeve pritet të përballet edhe me dënim pasi që shpejtësia e asaj rruge lejohet në maksimum deri në 60 kilometra në orë ndërsa dyshohet se Lamborghini i tij ishte mbi 100 km në orë.
Shtuar më 19/01/2016, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori