Sulmuesi më i ri i Atletico Madrid në dyshim për sfidën ndaj Barcelonës
Alvaro Morata ka ndezur sirena alarmi në kampin e " El Colchoneros".

Sulmuesi ka pësuar një ndrydhje të kaviljes në ndeshjen që skuadra e Atletico luajti dhe fitoi 2-0 ndaj Girona në kampionat. Morata u zëvendësua në minutën e 85-të dhe ka qenë ky dëmtim shkaku që trajneri Diego Simeone e nxori në minutat e fundit të ndeshjes lojtarin.

Sipas mediave spanjolle, sulmuesi 26-vjeçar, që në janar erdhi nga Chelsea tek Atletico, do t’i nënshtrohet ditëvevijim ekzaminimeve më të detajuara. Ende nuk dihet për sa kohë lojtari do të qëndrojë jashtë fushave, por Morata rrezikon të mos luajë në ndeshjen e radhës në La Liga ndaj Barcelonës. Gjithsesi, pasi të kryhet rezonanca magnetike do të mësohet edhe shkalla e dëmtimit të sulmuesit. /albeu.com/

Shtuar më 03/04/2019, ora 18:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori