Sulmuesi shqiptar zgjedh të largohet nga Juventusi
Sulmuesi i talentuar shqiptar, Andi Zeqiri, dukej se ishte shumë pranë firmës së një kontratë afatgjatë me Juventusin.

Futbollisti i datëlindjes 1999, ishte titullar në 29 ndeshje me fanellën e skuadrës bardhezi në kampionatin e moshave, duke shënuar 9 gola nën drejtimin e Fabio Grosos.

“Juvja dëshironte të mbante, por vendosëm të ktheheshim në Zvicër”, shpjegoi menaxheri Valter Fernandez. “Jo sepse nuk ndjehej mirë, por sepse të bëhej pjesë e profesionistëve te Lozana ishte një ide shumë e mirë. Drejtuesit e Juventusit u treguan shumë korrektë dhe të mirë kuptueshëm sa i përket këtij vendimi”, u shpreh ai. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 19:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori