Sulmuesi tregon makthin e tij pas vdekjes së Astorit
ilicic
Sulmuesi i skuadrës së Atalantës, Josip Ilicic ka theksuar se ka pësuar një makth të madh pas vdekjes së kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori.

“Ajo që ndodhi me Davide Astori më qëndroi në kokë përditë. Nuk mund të flija, sepse gjithmonë mendoja për këtë. Dhe kur isha sëmurë në verë, me të vërtetë mendova se mund të vdisja edhe unë.

Isha i frikësuar. Gjithnjë i thoja vetes: A do të zgjohem nesër në mëngjes? A do ta shoh më familjen time? Iishte një kohë, kur kisha frikë të rrija në shtrat dhe të flija gjumë. Kjo më ka ndodhur disa muaj e javë më parë”, tha sulmuesi i Atalantës. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2018, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori