Suning hap thesin, zbulohet bonusi i majm për Interin
Fitorja kundër Milanit edhe në derbin e kthimit dhe gjysmëfinalja e vajtjes në Kupën e Italisë vlejnë një tjetër fetë bonusesh për Interin.

Klubi zikaltër, në fakt, falë sponsorizimit të “Suning”, ka arkëtuar deri tani 5,8 milionë euro për performancat në sezonin aktual.

Kontrata e firmosur mes palëve më 20 dhjetor 2016 parashikon premio të shumta lidhur me paraqitjet e skuadrës. I veçantë është bonusi prej 3,5 milionësh që aktivizohet në momentin kur Interi do të ndodhej në zonën Champions në kampionat në pauzën dimërore (formacioni i Kontes e mbylli fazën në vendin e dytë).


Po ashtu, llogariten edhe bonuse për fitoret kundër të mëdhave të Serisë A, 550 mijë euro, që çojnë totalin në 5,15. Këtu shtohen edhe 675 mijë për arritjen e gjysmëfinales në Kupën e Italisë. Fitore të tjera në fazën e dytë kundër “big”- ëve do të vlejnë gjithmonë 550 mijë euro; në rast renditjeje mes tri vendeve të para 3,5 milionë; ndërsa Liga e Europës mund të vlejë deri në 2 milionë euro dhe Kupa e Italisë 1 milion.
Shtuar më 12/02/2020, ora 20:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori