Super Alban Meha, tjetër gol në Turqi (VIDEO)
Super Alban Meha i jep fitoren e parë për Koniasporit. Mesfushori shqiptar ishte ai që frymëzoi ekipin drejt përmbysjes. Ai dha pasimin për golin e parë dhe realizoi në minutën e 61’ duke qenë përcaktues në fitoren 1 – 2 të Koniasporit në fushën e Osmanlisporit. Ekipi i Mehës i largohet kështu fundit të tabelës.

29-vjeçari në 4 ndeshje me Koniaspori ka shënuar 2 gola. Alban Meha u transferua këtë verë në kampionatin turk duke duke firmosur për 1 vit. Ky është një sinjal i mirë për De Biasin, i cili me këtë formë nuk mund ta lërë sërish jashtë ekipit për dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Europianit. /Albeu.com/
Shtuar më 14/09/2015, ora 08:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori