Super Atalanta, shkatërron Lazion (VIDEO)
Atalanta konfirmohet si skuadra e momentit në Itali, teksa mbrëmjen e sotme ka shkatërruar në “Olimpico” 4-1 Lazion.

Skuadra e Gasperinit e zgjidhi ndeshjen që në pjesën e parë, duke gjetur tri herë rrugën e rrjetës me Gosens. Hateboer dhe Gomez, i cili shënoi një gol shumë të bukur ndaj Strakoshës.

pjesën e dytë Caicedo rihapi ndeshjen, ndërkohë që Immobile humbi një mundësi të artë për të shkurtuar diferencën pak minuta më pas.

Gjithsesi për të shuar shpresat e bardhekaltërve mendoi Gomez, teksa do të realizonte një tjetër gol me të djathtën e tij magjike. Atalanta i bashkohet grupit të ekipeve me 6 pikë si Napoli, Inter, Milan dhe Verona.
Shtuar më 30/09/2020, ora 23:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori