Super-Cassano, Parma mposht Sassuolon (VIDEO)
Dita e dielë në Serie A fillon me fitoren e Parmës në "Tardini". Skuadra e Roberto Donadonit ka fituar 3-1 përballë Sassuolos falë një super Antonio Cassano. Vendasit kaluan të parët në avanatazh në minutën e 31 me anë të Palladinos por në fundin e 45 minutave të para miqtë barazuan me anë të Berardit nga pika e penalltisë, ndërsa Parma shkoi në dhomat e zhveshjes me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Mirantes.

Por me fillimin e pjesës së dytë, pavarësisht se ishte me 10 lojtarë, Parma u hodh në sulm në kërkim të fitores dhe pas një Cassano në formë të shkëlqyer (2 asiste dhe një gol) mundi të marrë tre pikët në fundin e 90 minutave.

Me këtë fitore Parma ngjitet në kuotën e 9 pikëve pas 7 javëve kampionat, ndërsa Sassuolo qëndron e fundit me vetëm 2 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013, ora 15:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori