Super goli i Eriksen në minutat e fundit i jep fitoren Tottenham (VIDEO)
Tottenham ka vuajtur, por në fund ka gjetur golin e fitores, një fitore tepër e rëndësishme në luftën për Champions League.

Spurs kanë mposhtur Brighton me rezultatin 1-0 në Tottenham Stadium.

Përgjatë 90 minutave kishte vetëm një skuadër në fushë dhe ajo ishte Tottenham. Megjithatë, miqtë ua bënë shumë të vështirë punën.

Brishton ka mbrojtur me 11 lojtarë dhe sidomos në pjesën e dytë nuk doli asnjëherë në gjysmëfushën kundërshtare.

Spurs kanë krijuar mundësi pas mundësie dhe në fund janë shpërblyer me golin e Christian Eriksen.

Mesfushori danez ka lëshuar një predhë në minutën e 88’ të takimit duke mposhtur portierin Ryan, i cili do të kishte qenë heroi i ndeshjes nëse nuk do të kishte pësuar gol.
Me këtë fitore, Tottenham shkon në kuotën e 70 pikëve më vendin e tretë të renditjes së Premier League. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2019, ora 22:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori