Një super-kompjuter ka parashikuar se si do jetë tabela e
Premierligës në fund të edicionit me Manchester
Cityn fitues të titullit.
Kampioni i
Premierligës, Liverpool ka rikthyer formën duke
siguruar edhe dy
transferime në ditën e fundit të afatit dimëror.
Sidoqoftë, sipas parashikimit të super-kompjuterit këto
transferime nuk janë të mjaftueshëm që "Reds" të mposhtin "Qytetarët" në garën për titullin e kampionit.
Ky parashikim sheh
Cityn fitues të
Premierligës 11 pikë para Liverpoolit, derisa Leicester dhe Tottenham renditën në pozitat tre, respektivisht katër duke
siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Ajo që ishte befasi, është që Aston Villa renditët në pozitën e pestë, para skuadrave si United, Everton, Chelsea dhe Arsenal.
Parashikimi i tabelës së
Premierligës për këtë edicion.
Shtuar më 02/02/2021,
ora 11:09