Super Kupa 2020, Shqipëria kandidon për të siguruar finalen në Arenën Kombëtare
UEFA ka bërë publike, nëntë vendet që kanë
shfaqur interes për të qenë vende organizatore për Super Kupën e vitit 2020. Procedura për këtë përzgjedhje u lançua në 8 dhjetor 2017, dhe afati për të
shfaqur interes për organizimin e këtij evenimenti ishte deri në 12 janar 2018.
Deri më tani, janë 9 federatat europiane që kanë
shfaqur interes, dhe mes tyre është edhe Shqipëria, e cila në garë kandidon me Arenën Kombëtare, edhe pse stadiumi ende nuk ka përfunduar. Mes kandidaturave të tjera janë edhe Bjellorusia, Finlanda, Franca, Izraeli, Kazakistani, Moldavia, Irlanda e Veriut dhe Portugalia.
Propozimet përfunditare do të kenë kohë të dorëzohen deri më 29 mars 2018, dhe më pas në maj do të jetë Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s që do të përzgjedhë vendin organizator për Super Kupën e vitit 2020.
• LISTA E FEDERATAVE QË KANË SHFAQUR INTERES
- Albania,
Tirana, National Arena
- Belarus, Minsk, Dinamo
Stadium
- Finland,
Helsinki,
Helsinki Olympic
Stadium
- France, Nice, Grand Stade de Nice
- Israel, Haifa, Sami Ofer
- Kazakhstan, Almaty, Almaty Central
Stadium
- Moldova, Chisinau, Zimbru
Stadium
- Northern Ireland, Belfast, National Football
Stadium at Windsor Park
- Portugal, Porto, Dragão
Stadium
Shtuar më 15/01/2018,
ora 18:30