Anglia ka marrë vendimin për rikthimin e
tifozëve në stadiume.
Nga data 2
dhjetor, do të
lejohen deri në 4 mijë tifozë në aktivitetet sportive në ambient të hapur në
zonat me
rrezik të ulët, kur izolimi kombëtar të shfuqizohet në 2
dhjetor, raporton BBC.
Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson, pritet që të shpallë gjatë pasdites edhe për grumbullimet e njerëzve në
zonat me
rrezik të lartë, ku nuk do të
lejohen fare tifozë, qoftë edhe për sportet në ambiente të hapura.
Megjithatë, media të tjera britanike shkruajnë se klubet e futbollit, për të cilat është edhe interesi më i madh, nuk janë kontaktuar ende nga qeveria lidhur me këto plane.
Shtuar më 23/11/2020,
ora 17:21