Tifozët do të lejohen të kthehen në stadiume nga muaji maj, duke sjellë një perspektivë reale të një vere të duhur sporti.
Kryeministri britanik, Boris Johnson konfirmoi se
dyert për tifozë do të rihapen nga 17 maj pasi u
mbyllën për herë të dytë në
dhjetor.
Kjo nënkupton që ndeshjet e mëdha do zhvillohen me 10 mijë tifozë, pra rreth 25 për qind e stadiumit.
Fillimisht, Premierliga kishte hapur
dyert për
tifozët në numër të reduktuar, por ato u
mbyllën në
dhjetor pasi filloi rritja e madhe e rasteve me koronavirus.
Shtuar më 23/02/2021,
ora 09:16