"Super Mario": Klubi i vetëm që do të luaja në Seria A është Napoli
Mario Baloteli duket se ka gjetur një qetësi shpirtërore dhe sportive te skuadra e Marsejës. Sulmuesi italian po shkëlqen në "Velodrom" dhe këtë e tregon në fushën e lojës duke shënuar dhe asistuar, shkruan Albeu.com

Në një intervistë të dhënë për mediat Baloteli i “ëmendur” ka rrëfyer për aventurën e tij në Francë dhe për një rikthim të mundshëm në Itali.

"Fakti është se kontrata ime skadon në fund të sezonit, pas kësaj do të flasim. I kam thënë agjentit tim se jam i lumtur këtu dhe dua të qëndroj. Dy sezonet e para te Nisa ishin të mira, por Marseja është një nivel tjetër, një tjetër dimension i futbollit dhe atmosferës", ka thënë Baloteli.

Ndërkaq ai ka shtuar: "Këtu atmosfera është pak a shumë si në Napoli. Unë e kam thënë që klubi i vetëm për të cilin do të luaja në Itali është Napoli". /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2019, ora 22:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori