Super Mavraj, sërish në formacionin e javës në Bundesligë

Super Mavraj, sërish në formacionin e javës në Bundesligë
Mërgim Mavraj po kalon një moment të artë në karrierën e tij. Mbrojtësi shqiptar po shkëlqen në Bundesligën gjermane këtë sezon, fillimisht me Koln-in, dhe tashmë me Hamburgun.

Në fitoren ndaj Laipzingut, Mavraj bëri një ndeshje të përsosur duke qenë ndër lojtarët më të mirë në fushë dhe pas kësaj ai u fut edhe në formacionin e javës nga prestigjozja gjermane “Kicker”.

Mërgim Mavraj u vlerësua me notën 2, e cila është e dyta më e mirë në Gjermani pasi arriti të fitojë çdo duel me lojtarët rivalë.

Një moment i artë për mbrojtësin shqiptar i cili i dërgon sinjale pozitive edhe trajnerit Gianni De Biasi disa javë përpara duelit eliminator të Palermos kundër Italisë.
Shtuar më 14/02/2017, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori