Super Mertens, Napoli shkatërron Empolin (VIDEO)
Napoli e ka mposhtur Empolin me rezultatin e thellë 5-1 në "San Paolo", ndeshje e vlefshme për javën e 11-të të Serie A.

Loja u dominua totalisht nga napolitanët, ku në pjesën e parë u shënuan dy gola, ndërsa në të dytën katër.

Lorenzo Insigne shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 9', kurse në minutën e 38', Dries Mertens realizoi dyfishoi rezultatin për skuadrën e tij.

Në pjesën e dytë Empoli shënoi golin e parë për me anë të Francesco Caputos.

Mertens shënoi golin e dytë personal në minutën e 64', kurse në minutat e fundit ishte Arek Milik që dërgoi shifrat në 4-1 dhe në fund përsëri belgu Mertensshënoi hat-trick për ta përfunduar ndeshjen me rezultatin e thellë 5-1.

Pas kësaj fitoreje Napoli renditet në vendin e 2 me 25 pikë, ndërsa Empoli në vendin e 18 me 6 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2018, ora 22:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori