Barcelona kampione e La Ligas për sezonin 2017/18 (VIDEO)

Barcelona ka mposhtur sonte Deportivo La Coruna me shifrat 2-4 në stadiumin “Municipal de Riazor”, për t’u shpallur edhe matematikisht kampion i Spanjës për sezonin 2017/18.

Philippe Coutinhos (7’) dhe hat-tricku nga Lionel Messi (38’, 82’ e 86’), shënuan për Barçën, kurse Lucas Perez (40’) dhe Emre Colak (64’) shënuan për vendasit që bën paraqitje fantastike, të cilët, edhe matematikisht, bien nga La Liga.

Ky është trofeu i dytë për këtë sezon, pas triumfit në Kupën e Mbretit.

Barça vazhdon dominimin në Spanjë, pasi sapo fitoi titullin e shtatë në 10 sezonet e fundit.

Ndeshjen e ardhshme, tashmë me titullin në xhep 4 xhiro para fundit të edicionit 2017/18 – Barcelona do ta zhvillojë në “Camp Nou” kundër Real Madridit.
Shtuar më 29/04/2018, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori