Super modelja shqiptare zbukuron mbrëmjet e Championsit (FOTO LAJM)

Nesër në mbrëmje do të rikthehet Liga e Kampionëve me dy sfidat e para të fazës së 1/8-ve, teksa platforma që transmeton në Shqipëri "Tring" ka menduar që të bëjë një surprizë në emisionin para dhe pas ndeshjeve.

Moderatori Andi Nuraj nuk do të jetë i vetëm pasi në krahë të saj do të jetë dhe bukuroshja Eva Murati. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht, teksa Eva dhe Andi po bëjnë provat e fundit. Ajo në fakt nuk është një personazh i panjohur, pasi është shfaqur shpesh herë në reklama televizive, raporton Albeu.

Modele, prezantuese, aktore, 21-vjeçarja simpatike ka vendosur që të provojë një fushë të re, atë të sportit duke hyrë në rrugën e bukurosheve të tjera që po korrin shumë sukses./albeu.com/


Shtuar më 13/02/2017, ora 13:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori