Super-ofertë nga Barcelona për Higuain
Barcelona e ka shumë seriozisht për Gonzalo Higuain: klubi blaugrana, pas zërave të qarkulluar ditët e fundit, ka konkretizuar interesimin e tij për "Pipita"-n duke ofruar 55 milionë euro për Napolin, shkruan "Tuttosport".

Për momentin, Napoli nuk ka kthyer asnjë përgjigje zyrtare, por sipas gazetës torineze italianët kërkojnë plot 70 milionë euro për kartonin e argjentinasit.

Mes palëve ka një distancë prej 15 milionësh por përpara është Kupa e Botës dhe ka ende kohë për veprime konkrete apo edhe për surpriza.

Higuain kërkohet edhe në Angli ku gati për të bërë çmendurira janë Arsenal, Chelsea dhe Manchester United. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2014, ora 11:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori