Super Ramos, Reali mposht Gironan në Kupën e Mbretit (VIDEO)
Real Madridi e ka mposhtur me rezultat 4-2 skuadrën e Gironas, duke bërë kështu një hap të madh për në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Në këtë ndeshje shkëlqej Sergio Ramos me dy gola si dhe Benzema dhe Vazquez që po ashtu shënuan nga dy gola

Ishin mysafirët të cilët shënuan golin e parë kundër merenguezëve në minutën e shtatë me anë të Anthony Lozanos, i cili mori një pasim të mirë nga Raul Garcia.

Por, Los Blancos u kthye në lojë në minutën e 18' ku pas një topi të bukur të Odriozolas shënon Lucas Vazquez duke barazuar rezultatin.

Në pjesën e parë Real Madridi ktheu rezultatin në minutën e 42' ku Real Madridi realizon nga penalltia me anë të Sergio Ramos.

Në pjesën e dytë Girona nuk u dorëzua dhe në minutën e 67', befason Real Madridin duke barazuar nga penalltia me Garnell.

Goli ishte një goditje për Real Madridin, pasi që golat mysafirë kanë vlerë në Kupën e Mbretit dhe rezultati 2-2 do të ishte një përparësi e madhe e Gironas për të kaluar tutje.

Por, kështu nuk mendojë Sergio Ramos i cili edhe njëherë tregojë se është një lojtar i madh duke shënuar golin e epërsisë në minutën e 77'.

Pas golit të tretë vjen edhe goli i katë, pasi këtë herë ishte Karim Benzema që do ti jepte një epërsi më komode Realit në udhëtimin pas një jave në Girona.
Shtuar më 24/01/2019, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori