Super Reginaldo, Kukësi mposht bindshëm Tiranën
Kukësi ka mposhtur sot Tiranën në stadium e Shkodrës "Loro Boriçi" me shifrat e përgjithshme 3-1, ndeshje e vlefshme për javën e 3 të Superligës.

Tripleta e Reginaldos i dha triumfin e parë, skuadrës së Cungut, ndërkohë që për Tiranën shënoi i riu Muçiminutën e 61'. Edhe pse bardheblutë kontrolluan lojën, verilindorët u treguan të saktë para portës dhe në rastet e krijuara nuk falën, duke dërguar topin në rrjetë.

Reginaldo hapi serinë e golave në minutën e 2', ndërsa në sekondat e fundit të shtesës në pjesën e parë, dyfishoi rezultatin. Në minutën e 61', Muçi provoi të rihapte takimin, por 3 minuta më pas Rexhinaldo, ka shënuar golin e tretë për Kukësin dhe të tretin personal.

Me fitoren e sotme Kukësi ngjitet në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë Tirana mban vendin e parafundit me 1 pikë në 3 javë.
Shtuar më 02/09/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori