Super sfida Atletico-Barcelona, ja formacionet e mundshme (FOTO)
Në Vicente Calderon Atletico e El Cholo Simeones pret Barcelonën e Luis Enriques. Hapi fals i Realit të Madridit në sfidën e prapambetur ndaj Valencias ka ringjallur shpresat e Barcelonës për të mbrojtur titullin kampion në La Liga, por ajo humbje i ka dhënë një shans edhe Atleticos që shpreson ende te një mrekulli.

Los Colchoneros kanë qenë në një situatë të tillë edhe vitin e kaluar dhe parpritur u rikthyen fuqishëm në garën për titull duke luftuar deri në fund me Barcelonën dhe Realin.

Dy skuadrat vinë nga dy momente diametralisht të kundërta. Formacioni i Diego Simeones po vjen në rritje, madje rreth 3 javë më parë për pak sa nuk përmbysi disavantazhin 2-1 të ndeshjes së parë në sfidën e kthimit të Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës. Falë formës së mirë të dyshes sulmuese Griezmann-Gameiro, Atletico po funksionon sërish dhe në këto momente i ka mundësitë për të mposhtur cdo kundërshtar.

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Barcelonën që vetëm pak ditë më parë pësoi një humbje shokuese 4-0 nga Paris Saint Germain-i në Champions dhe arriti të fitonte me shumë vështirësi në Camp Nou vetëm falë një goli të Messit me penallti ndaj një skuadre si Eibari.
Shtuar më 26/02/2017, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori