Super sfida e ditës në Premier League, Liverpool - Everton: Formacionet zyrtare
Liverpooli do të ndeshet me Evertonin në derbin e qytetit në kaudër të xhiros së 25-të të Premierligës.

"The Reds" hyjnë në këtë ndeshje me mungesa të mëdha, menaxheri i Evertonit, Carlo Ancelotti më parë kishte deklaruar se tani është momenti më i mirë për Evertonin që të mposht rivalin e tij.

Për Evertonin nuk do jenë të pranishëm, Yerry Mina dhe Gbamin.

Për Liverpoolin, lista është e gjatë, Fabinho, Gomez, Jota, Matip, Milner dhe van Dijk mungojnë

Ndërsa Keita është në dyshim për këtë ndeshje.

Edhe në tabelë skuadrat qëndrojnë afërsisht me formë të njejtë.

Liverpool mban pozitën e gjashtë me 40 pikë ndërsa Everton në pozitën e shtatë me 37 pikë por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Liverpool: Alisson, Arnold, Kabak, Henderson, Robertson, Wijnaldum, Thiago, Jones, Mane, Salah, Firmino.

Everton: Pickford, Coleman, Godfrey, Holgte, Keane, Digne, Doucoure, Gomes, Davies, Rodriguez, Richarlison.

Shtuar më 20/02/2021, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori