Super-shkëmbim Chelsea-Barça?
Jose Mourinhos nuk i mjaftojnë dy portierë si Petr Cech dhe Thibaut Courtois. I pari është portieri i "Bluve" dhe është 31-vjeçar, ndërsa i dyti konsiderohet si një nga të rinjtë më premtues dhe është vetëm 21 vjeç. Për këtë arsye, Chelsea e ka dërguar te Atletico Madrid me formulën e huazimit. Por, me shumë mundësi, mes shtyllave të portës së londinezëve do të jetë një tjetër numër një. Ai është Victor Valdes.

Portieri 31-vjeçar i Barcelonës është në listën e dëshirave të "Special One! që, sipas mediave spanjolle, ka bërë zgjedhjen e tij.

Duke qenë se edhe Valdes kërkon që të mos e rinovojë kontratën me klubin katalanas, Mourinho po tenton që ta bindë dhe ta marrë në Londër, duke i ofruar një kontratë prej së cilës do të përfitojë 150 mijë sterlina në javë.

Nga ana tjetër ka lëvizur edhe Barça që, sipas "Mundo Deportivos", kërkon të sjellë në Spanjë Petr Cech. Pra me pak fjalë, në të ardhmen mund të ketë një shkëmbim Chelsea-Barça. /albeu.com/



Shtuar më 11/09/2013, ora 18:44
Ndeshja e fundit
00/00/0000, ora 00:00
Ndeshja e rradhës
Nuk ka ndeshje!
Vizito faqen e Chelsea FC në Albeu
Ndeshja e fundit
17/05/2014, ora 15:00
Ndeshja e rradhës
Nuk ka ndeshje!
Vizito faqen e FC Barcelona në Albeu
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori